Lajmet e fundit

Aktori afrikan, Alasan Sy, në një intervistë për Klan Kosovën tha se është shumë i lumtur që gjendet në Kosovë dhe që ky vend është shumë më ndryshe se që ka dëgjuar.
Sy, gjendet në Prishtinë falë festivalit Prishtina International Film Festival.
Ai prashihej të arrinte në Kosovë mbrëmë në orën kur do bëhej hapja e festivalit meqë rast edhe do të shfaqej filmi ku luan ai “Mediterranea”, por u vonua për shkak të fluturimit.
Filmi i cili flet për rrugëtimin e dy refugjatëve afrikan për një jetë më të mirë në Itali që mbrëmë u shfaq në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të shfaqet përsëri të hënën në ora 15.
Kurse Nga 22 e deri më 29 prill në kryeqytet adhuruesit e filmave do të mund të shohin mbi 70 filma premierë.
Kronikë nga Donika Gashi.