Situata e portierit gjerman, Marc-Andre ter Stegen te Barcelona është përkeqësuar pas ardhjes së Joan Garcias.
Pas operacionit në shpinë, ai ende nuk është rikthyer plotësisht, ndërsa trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka paralajmëruar se për të qenë pjesë e Botërorit, ai duhet të luajë rregullisht, transmeton Klankosova.tv.
Në Spanjë raportojnë se Barcelona mund ta huazojë ose shesë gjatë janarit portierin gjerman pasi nuk është më interesi i klubit që ai të qëndrojë në skuadër.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.