Para festave të fundvitit, në nëntor, shqiptarët shënojnë një festë fort të rëndësishme.
Për nder të Ditës së Flamurit mes përgatitjeve të fundit në Shkodër u prit një mysafire e veçantë.
Për këtë, kryetari i kësaj bashkie, Benet Beci, u sigurua që çdo gjë të jetë në rregull.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, atje u prit me lule nga të rinjtë me veshje kombëtare.
Ajo atje s’e la pa kujtuar kohën kur shkodranët hapën zemrat e dyert për kosovarët që ishin në kohë lufte.
Veçse atje, Osmani nuk u la pa u pyetur për krejt situatën politike që po ndodh në Kosovë.
Pas takimit, Osmani bashkë me Becin zhvilluan biseda me qytetarët shkodranë e prijësit fetarë, vizituan Muzeun e Kujtesës dhe patën takim me gratë intelektuale të Shkodrës.
Për detaje, ndiqeni kronikën në vazhdim:
https://www.youtube.com/watch?v=kdkgzGJcaDk
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.