Kirsty Coventry vazhdon me ndryshimet pas zgjedhjes së saj si presidente e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Me vendimin e saj të fundit, presidentja e IOC ka vendosur dy britanikë në role kyçe brenda organizatës, transmeton klankosova.tv.
Jan Paterson, ish-drejtore në Shoqatën Olimpike Britanike dhe aktualisht drejtoreshë menaxhuese e sportit në projektin gjigant saudit ‘NEOM’, do të bëhet shefja e re e kabinetit në IOC, një lëvizje që do të japë sinjale të ndryshme në botën olimpike.
Duke shërbyer nën drejtimin e një presidenteje femër, Jan do të forcojë ndryshimin e madh dhe të domosdoshëm drejt barazisë gjinore në nivelet e larta të IOC.
Fakti që sauditët nuk arritën ta mbanin Paterson, e cila vlerësohet shumë atje, është gjithashtu një tregues i mundshëm i ndryshimit të fatit të sportit në Mbretëri.
Ndërkohë, ish-gazetari i BBC, James Pearce, i cili punoi në fushatën e Coventry, është emëruar këshilltar kryesor i komunikimit i presidentes.
Duket se një britanik i tretë, Mark Adams, mik i ngushtë i Sir Keir Starmer dhe zëdhënës i IOC, do të mbetet në detyrë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.