Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, ka folur pas takimit me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.
Ai foli edhe për agresionin në Banjskë ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Milanoviq në konferencën për media tha se ky është incidenti më serioz deri më tani.
Shefi i shtetit kroat tha se sanksionet nuk kryejnë punë ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas tij, ndaj Vuçiqit duhet presion.
"Këto sanksione vetëm do i ndihmonin pushtetarët të mobilizojnë votuesit. Kur i them këto gjëra duket sikur po shkel veten në bisht. Vuçiqi duhet të jetë nën presion për të na dhënë përgjigje. Prandaj mendoj që këto vendime nuk do i marrë Kroacia, por do t’i marrin të tjerët", tha Milanoviq.
Ndër të tjera, si Begaj ashtu edhe Milanoviq, rastit të Banjskës iu referuan si sulm terrorist ndërsa shefi i shtetit kroat tha se Vuçiqi duhet të japë përgjigje në lidhje me këtë sulm, për çka thotë se ai ende nuk është sqaruar “edhe pse ekzistojnë dëshmi se sulmuesit janë trajnuar në një terren stërvitor ushtarak në Serbi”.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.