Presidenti i UFC, Dana White, është pyetur së fundmi për një rast ku ka treguar anën e tij humanitare dhe filantropike.
Gjatë konferencës për shtyp pas eventit të UFC në Winnipeg, Kanada, White konfirmoi se do të ndërhyjë për të ndihmuar 12-vjeçaren Maya Gebala, e cila është viktimë e një incidenti me armë zjarri në Tumbler Ridge, pasi kishte parë historinë e saj në media.
Sa i përket përballjes kryesore në “UFC Fight Night Canada”, favoriti i publikut vendas, Mike Malott, dha një performancë të fortë duke mposhtur Gilbert Burns me TKO në minutën 2:08 të raundit të tretë.
Malott e kontrolloi ritmin që në fillim dhe në fund arriti të mposhtë veteranin “Durinho”, duke siguruar kështu një vend në Top 15 të kategorisë deri në 77 kg.
Për veteranin 39 vjeçar, Gilbert Burns, kjo humbje e radhës e vulosi përfundimisht pensionimin e tij dhe në fund të luftës, braziliani “uli dorezat” në tapet, qartë shumë i emocionuar edhe nga reagimi ekzemplarë i publikut kanadez.
Si zakonisht, ngjarja është transmetuar LIVE në orët e hershme të së dielës në kanalet e Sportit të ArtMotion. /klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.