Kampionia e Kosovës në futboll Drita, do të jetë nikoqire e Steaua Bukureshtit, e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, javën tjetër.
Por, duket se presidenti i klubit rumun Gigi Becali, nuk po ndihet edhe aq i sigurt në kryeqendren kosovare.
Becali bëri një deklaratë të çuditshme se do të dërgojë 20 truproja.
“Kështu më kanë thënë, që atje ka dhunë. Kam dëgjuar se janë bërë kërcënime. Nuk dua të them shumë, nuk dua t’i fyej ata, por kështu është më mirë”, deklaroi ai para disa ditësh transmeton Klankosova.tv.
Ai theksoi se nuk ka diçka personale me Dritën, por shtoi se është informuar se situata në Kosovë kërkon kujdes të shtuar sa i përket sigurisë.
Presidenti i Steauas, po ashtu ishte edhe protagonist me deklarata fyese për dy klubet shqiptare, Drita dhe Shkëndija, e cila e kishte eliminuar ekipin e tij në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë mes FCSB dhe Drita do të luhet nesër mbrëma në Rumani, ndërsa ajo e kthimit pas një jave në Prishtinë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.