Lajmet e fundit

Presidenti i Sporting CP, Frederico Varandas, ka bërë të ditur se, pavarësisht se sulmuesi Viktor Gyökeres ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, ai nuk pret që ndonjë klub ta përmbushë këtë vlerë në afatin kalimtar të janarit.
“Nuk mund të premtoj asgjë. Nëse një klub vjen dhe paguan klauzolën e lirimit, nëse ai dëshiron të largohet… ai do të largohet”, ka thënë Varandasi sipas mediave.
Por NUK mendoj se kjo do të ndodhë në janar”, theksoi ai.