Presidenti i Lille-t, Olivier Letange, ka zbuluar në një konferencë për shtyp se Edon Zhegrova mund të mbetet te ky klub.
Kosovari është përfolur për një largim drejt Olympique Marseille, e besa edhe jashtë Francës, por duket se krerët e Lille-t mund të kenë ndryshuar mendim.
“Është e mundur që ai të qëndrojë me ne, është e mundur që të rikthehet në stërvitje që nga e hëna dhe të mund të llogarisim në të për këtë sezon”, ka thënë Letange.
“Ai është pjesë e skuadrës. E kemi konsideruar largimin e tij në një moment, por mendoj se sot kushtet nuk janë domosdoshmërisht të tilla që ai të largohet.”
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.