Lajmet e fundit

Renditja tabelare në Albi Mall Superligë, pas 16 ndeshjeve të zhvilluara[/caption]
Kampionët e trefishtë të Republikës po kalojnë në periudhë të vështirë rezultative.
Ballkani e humbi duelin direkt kampional ndaj Dritës, me rezultat 2-3, kurse menjëherë më pas u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës, prej një skuadre nga Liga e Parë, Rilindja 1974.
Pas asaj përballje, i ndanë rrugët me trajnerin, Artim Pollozhani.
"Portokallinjtë" e Suharekës emëruan në krye të bankinës, teknikun nga Shqipëria, Orges Shehi, por edhe sfida e parë nën drejtimin e tij, nuk solli fitore, pasi "Xhebrailat" barazuan 1-1 në Ferizaj, njofton Klankosova.tv.
Para pushimit dimëror, do të zhvillohen edhe dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku Ballkani do të luaj në stadiumin e tyre.
Fillimisht si vendas e presin Llapin, kurse sezonin vjeshtor e mbyllin si ""mysafirë" të FC Suharekes.