Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë historinë në UEFA. Atij i janë ndarë dy plaketa të UEFA-s për projeket madhore që po realizohen nga kryetari i Komitetit HatTrick të UEFA-s, Karl – Erik Nilsson.
Nilsson e ka vlerësuar këtë si një moment historik, pasi projektet kanë filluar kur Ademi e mori drejtimin e FFK-së.
Tutje, në postimin në Facebook që ka bërë Federata e Futbollit bëhet e ditur se ky moment mbetet historik pasi që asnjëherë deri më tash në histori të UEFA HatTrick nuk ka ndodhur që të jepen dy plaketa.
“Ky është konfirmim i menaxhimit të shkëlqyeshëm të FFK-së nën drejtimin e presidentit Ademi, i cili me vizionin e tij ka siguruar këto investimë të rëndësishme, të cilat i kanë dhënë një dimension tjetër të zhvillimit futbollit në Kosovë. FFK drejt një niveli tjetër”, shkruhet në postimin e FFK-së, përcjell Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.