Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, sonte nga ora 19:00 organizon një mbrëmje artistiko-sensibilizuese, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.
Në program do të ketë debat të hapur me pjesëmarrjen e: Dr. Ilir Kurtishi, Drejtor i Klinikës së Onkologjisë në ShSKUK, Zn. Valbona Kastrati, Kryetare e Organizatës “Ia vlen të jetosh”, dhe moderatore e diskutimit do të jetë, Prof. Migena Arllati.
Në kuadër të kësaj mbrëmje do të zhvillohet edhe një program artistik me pjesëmarrjen e Korit të Shkollës së Mesme të Lartë të Muzikës me dirigjent Kastriot Sada, korepetitor Gent Kumnova, Korit të Grave dhe Vajzave “Besa” me dirigjente Klodina Kryeziu Hana, korepetitore Vesa Xharra, si dhe Ansamblit të Baletit Anila Ahmeti dhe Tarjona Kashnjeti, klasa e mësimdhënëses Ilirjana Memaj./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.