Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë në kuadër të festimeve për 75 vjetorin e themelimit të saj, organizon koncert solemn kushtuar kompozitorit, Mark Kaçinari.
Ky përvjetor do të shënohet me një tribunë muzikologjike dhe koncert, të dy ngjarjet me dedikim për kompozitorin e njohur shqiptar, me rastin e 90-të vjetorit të lindjes së tij, transmeton klankosova.tv.
Tribuna muzikologjike do të mbahet më 29 maj, prej orës 12:00 në sallën e koncerteve në Prenk Jakova, kurse koncerti do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotektës Universitare, po më 29 maj, me fillim në ora 18:00.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.