Tanimë edhe me dokumente është zyrtare.
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe kryetari i klubit të Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci, kanë nënshkruar marrëveshjen për organizimin e Superkupës në kryeqytet.
Në këtë garë do të marrin pjesë të gjitha klubet e elitës së basketbollit kosovar.
E i pari i shtëpisë së basketbollit kosovar nuk ka dyshim në spektakël. Ai për "Minuta e Fundit" në Klan Kosova tha se është i bindur se do të jetë një ngjarje fantastike dhe se është i bindur se do të ketë atmosferë të zjarrtë.
Ndërsa kryetari i klubit Sigal Prishtina, Blerand Stavileci, tha se do të jetë një ngjarje ku e gjithë Kosova do të krenohet më të.
Superkupa e Kosovës në basketboll do të zhvillohet nga data 7 deri me 11 dhjetor.
https://www.youtube.com/watch?v=K7D9iQoe0MU
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.