Emisioni më i dashur dhe më i shikuar basketbollistik i të gjitha kohërave në vendin tonë, ASIST-i rikthehet sonte në ekranet tuaja nën moderimin e Agon Fehmiut dhe Ulpiana Emrës me premierën e parë nga ky edicion i ri.
Gjithçka që ka ndodhur në dy xhirot e para mirëpo edhe në Superkupën e Kosovës dhe të gjitha rubrikat e tjera do të mund t’i ndiçni në episodin e 462-të të ASIST-it që vjen ekskluzivisht në Art Sport 1 me fillim nga ora 21:00 teksa në Klan Kosova me fillim nga ora 00:05.
Të ftuar në studio do të jenë kryetari i komun;s s; Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtori sportive i KB Bashkimit, Artan Kurti, dhe trajneri i Prizrenit 16, Arbnor Rifati me të cilët do diskutohet për gjendjen e palestrës sportive “Sezai Surroi” në Prizren, në të cilën skuadrat nuk po munden të stërvisin sepse është shëndrruar në qendër vaksinimi.
Poashtu, ekskluzivisht në ASIST edhe raporti i plotë i incidentit që ndodhi në duelin e mbrëmjes së djeshme në mes Trepçës dhe Prizrenit 16.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.