Shfaqja premierë “Gënjeshtari” nga Carlo Goldon, nën regjinë e Ilir Bokshit shfaqet sot në teatrin "Adriana", Ferizaj.
Lelio, i biri i tregtarit Pantalon, një venecian që ka kaluar vite larg shtëpisë në Romë, kthehet në Venecia.
Ai u vjen rrotull dy bijave të doktor Balanzonit, Beatrisës dhe Rosaurës, pa u treguar atyre se cilën e do me të vërtetë.
Ndërkohë, secila nga vajzat ka një kanditat tjetër, Florindo për Rosaurën dhe Otavio për Beatrisën.
Premiera e kësaj shfaqjeje është sonte në teatrin "Adriana"të Ferizajt, nga ora 20:00.
https://www.youtube.com/watch?v=BhKq0ib02EM
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.