Fight Night i zhvilluar sot në "RAC Arena" në Perth të Australisë, ishte një dëshmi e forcës dhe e ndryshimit të gjeneratave në kafazin e UFC.
Me një atmosferë elektrizuese, Main Card dhuroi përfundime dramatike që do të mbeten në mendjen e fansave.
Lufta Kryesore: Carlos Prates "Fik Dritat" për Jack Della Maddalena
Në luftë kryesore të mbrëmjes në mes dy Top5 të rankuarve në Welterweight (peshat deri 77kg), braziliani Carlos Prates ka arritur fitoren më të madhe të karrierës së tij duke mposhtur heroin lokal dhe ish-kampionin, Jack Della Maddalena.
Lufta nisi me një ritëm të lartë teknik, ku Maddalena u përpoq të kontrollonte distancën, por Prates hyri në atë që quhet "flow state" (gjendje totale fokusi).
Në raundin e tretë, Prates gjeti momentin e tij, duke e goditur rëndë australianin me një seri goditjesh precize që e rrëzuan atë në dysheme. Pas disa grushteve shtesë në "ground and pound", referi u detyrua të ndalonte luftën në minutën 3:17 të raundit të tretë. Prates konfirmoi veten si një rrezik real në divizionin Welterweight, duke lënë Perth-in në heshtje, dhe tani rankohet si i 1-ri, menjëherë prapa kampionit Islam Makhachev.
Në luftat tjera të Main Card, në co-main, luftëtari lokal nga Perth, një pretendent në ngritje në peshat e lehta (-70kg), Quillan Salkilld, shkaktoi një tjetër surprizë të madhe, ku e shkatërroi veteranin Beneil Dariush. Edhe pse Dariush tentoi ta rrëzonte herët, Salkilld u kundërpërgjigj me një fuqi shpërthyese, duke e ndalur Dariush me TKO brenda raundit të parë (3:29).
Në Flyweight (-57kg), "Astro Boy" Steve Erceg tregoi klasin e tij para publikut vendas, në një betejë shumë teknike dhe me ritëm të lartë. Erceg ishte më i saktë dhe më dominues në këmbë dhe pas tre raundeve intensive, gjyqtarët i dhanë fitoren Erceg-ut me vendim unanim (29-28).
Kategoria e kampionit Australian, Alex Volkanovski, Featherweight (-66kg), solli përball dy luftëtarët më të rinj në këtë ngjarje, Marokenin e pamposhtur Marwan Rahiki, I cili envazhdoi serinë e tij të frikshme të fitoreve. Ai e përfundoi zëvendësuesin e minutës së fundit, Ollie Schmid, me një goditje brutale në raundin e parë (2:47), duke e çuar rekordin e tij në 9-0.
Dy luftat në peshat e rënda ishin diametralisht të kundërta.
Brando Pericic shënoi fitoren më të rëndësishme të karrierës, i cili pasi i mbijetoi presionit fillestar, arriti ta mposhtë Dagestanasin Shamil Gaziev, me një knockout spektakolar në raundin e dytë (3:44).
Ndërsa lufta tjetër në pashat e rënda, që edhe e hapi Main Card, nisi keq për fansat australianë, pasi "Shoeyman" Tai Tuivasa, pësoi një tjetër humbje. Louie Sutherland, i cili pranoi luftën me njoftim shumë të shkurtër, dominoi në çdo aspekt, duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve (30-26, Tuivasa u ndëshkua me minus një pikë).
Ky event u transmetua sot, ditë e shtunë, duke filluar nga ora 13:00 në kanalin Sport 6 të ArtMotion.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.