Të mërkurën do të hapet ekspozita “Back to the Gorges of Balkan” me kurator Thibaut de Ruyter.
Kjo ekspozitë vjen njëzet vjet pas asaj të kuratorit gjerman, René Block, në Kassel të Gjermanisë, ku kishin marrë pjesë 90 artistë nga ish-Jugosllavia përfshirë edhe Shqipërinë.
Ekzpozita ishte quajtur “Në grykat e Ballkanit”, dhe tash disa artisë kosovarë do t’i paraqesin për vizitorët në Prishtinë këto vepra artistike që ishin ekspozuar në Gjermani.
“Pikërisht njëzet vjet më vonë, ne rindërtojmë pjesëmarrjen e disa prej artistëve nga Kosova në Galeria 17, duke prezantuar veprat artistike që u ekspozuan në Gjermani për vizitorët në Prishtinë. Është një mundësi unike për të zbuluar video ose instalacione të hershme nga artistë të njohur kosovarë, për të eksploruar arkivin e një ekspozite të rëndësishme dhe për të parë se çfarë ka ndryshuar (ose jo) në skenën e artit vendas gjatë dy dekadave të fundit. Nga shtatë pjesëmarrësit nga Kosova në projektin e vitit 2003, katër kanë rënë dakord të gërmojnë në arkivat e tyre dhe të riaktivizojnë veprat e tyre artistike”, thuhet në komunikatën e Galerisë 17.
Artistët që janë pjesë e kësaj ekspozite janë Dren Maliqi, Driton Hajredini, Jakup Ferri dhe Merita Harxhi-Koci.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.