Lajmet e fundit

Javën e kaluar ka ndodhur një tërmet në malin Kinabalu në Malajzi, i cili la të vdekur 18 persona.
E një javë më pas, një grua britanike po fajësohet të jetë shkaktarja e këtij tërmeti, transmeton Klan Kosova.
Turistja Eleanor Hawkins u shpall fajtore sot në një gjykatë në Malajzi, pasi që është paraqitur lakuriq në malin e shenjtë.
23 vjeçarja bashkë me tre turistët e tjerë, pak kohë para se të ndodhte tërmeti kishin postuar foto tërësisht lakuriqe në malin Kinabalu.
Hawkins sot u deklarua fajtore për një vepër publike të bezdishme.
Ajo do vuajë tre muaj burg në burgun më famëkeq të Malajzisë, Kota Kinabalu ose duhet të paguajë një shumë moentare.
E plotësuar
Vajza nga Britania që u akuzua për shkaktimin e tërmentit në malin Kinabalu në Malajzi, është liruar pasi që ka paguar shumën që detyrohej. Eleanor Hawkins, bashkë me tre turistët e tjerë, pak kohë para se të ndodhte tërmeti kishin postuar foto tërësisht lakuriqe në malin Kinabalu. 23 vjeçarja ishte duke u mbajtur në paraburgim që nga e martja e kësaj jave.