Nesër, më 7 shkurt, edhe zyrtarisht do të nis edicioni pranveror i Superligës së Kosovës në futboll.
Dy ndeshje janë paraparë të zhvillohen të premten, dy të shtunën dhe një të hënën, në kuadër të xhiros së 19-të.
Sipas orarit, krejt ndeshjet do të fillojnë nga ora 12:00.
Nesër, në Suharekë, Ballkani do të jetë nikoqir i Dukagjinit.
Loja do të zhvillohet në stadiumin e qytetit.
Derisa përballja e dytë në Gjilan, në mes të Dritës dhe Malishevës, njofton Klankosova.tv
Të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, do të transmetohen drejtpërdrejt në Artmotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.