Trajneri i ekipit anglez, Chelsea, Graham Potter duket të jetë i kënaqur me ekipin e tij pas fitores së tyre kundër skuadrës së Milanit, në ndeshjen që u zhvillua të martën e 11 tetorit në stadumiun “San Siro”.
Potter ka thënë se nuk është e lehtë të jesh mysafir dhe të shënosh fitore kundër një skuadre siç është Milano.
“Të vish këtu dhe të fitosh nuk është e lehtë. Merita për lojtarët. Ata ishin vërtet të mirë”, deklaroi trajneri i Chelseat, Potter për BT Sport, transmeton Klankosova.tv.
“Ne patëm pak fat me kundërshtarët që u mbetën në 10 lojtarë. Është mirë për penalltinë dhe bukur për Jorginho të shënojë. Në përgjithësi performanca ishte e mirë”.
Madje, Potter është shprehur goxha i kënaqur me futbollistët e ekipit të tij.
“Ju mund të shihni se djemtë kanë cilësi. Ata janë një grup i përgjegjshëm, janë të sinqertë dhe të hapur dhe mua më pëlqen shumë të punoj me ta”, tha ai mes tjerash.
Chelsea kompletoi fitoren e dytë ndaj Milanit për të kryesuar Grupin E të Ligës së Kampionëve. Ndeshja u shoqërua me një fitore 2-0 në San Siro.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek futboll dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.