Futbollisti 27-vjeçar Jeferson Merli, portier i GD Caldelas në Portugali, u u mbyt në ujë në lumin Homem.
Trupi i tij u gjet disa orë pas zhdukjes, ndërsa klubi i tij bëri homazhe të ndjera për humbjen e tij tragjike.
Merli ishte nga Brazili dhe luante në Evropë që nga viti 2019.
"Jeferson, i cili së fundmi rinovoi kontratën me klubin tonë, na la jo vetëm me përkushtimin e tij në fushë, por edhe me miqësinë, profesionalizmin dhe frymën e skuadrës që gjithmonë e karakterizuan” thuhet në komunikatën e klubit.
“Në këtë moment zie, GD Caldelas shpreh solidaritetin e tij dhe i dërgon ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njihnin. Klubi ynë nuk do ta harrojë kurrë përkushtimin dhe gjurmën që la tek ne të gjithë."
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.