“Women of the World”, është ekspozita e Gaspër Sopi e cila hapet sonte në Prishtinë, ku do të prezantohen portretet e grave nga 17-të vende të botës, ekspozitë kjo që flet me ndjeshmëri, me zemër dhe me qëllim të qartë.
Artisti nga Kosova, Gaspër Sopi me banim në Zagreb, përmes kësaj ekspozite ka paraqitur femrat që nuk janë modele, por janë nëna, motra, punëtore, shpëtimtare të vetvetes. Janë fytyra që mbartin histori të pa treguara. Janë buzëqeshje që kanë përballuar stuhitë dhe sy që flasin edhe kur heshtin.
Të gjitha punimet që do të ekspozohen janë në shitje dhe çdo cent i mbledhur do të shkojë për nënat dhe fëmijët për të ofruar shërbime shëndetësore më cilësore, përmes organizatës “Aksioni për Nënat dhe Fëmijët”, transmeton Klankosova.tv.
Ekspozita do të hapet nga ora 18:00 në Tartine Deli, në Prishtinë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.