Në Kështjellën e Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo në Himarë, një nga vendet më magjepsëse të rivierës shqiptare, nga data 31 korrik-17 gusht 2025 mbahet Porto Palermo Festival, ideuar nga violinisti i mirënjohur Olen Cesari.
Edicioni i 5-të i festivalit të Porto Palermos sjell netë të paharrueshme brenda kështjellës historike, me një formacion artistësh të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë, transmeton klankosova.tv.
Për 12-të netë, me performanca live do të paraqiten: Olen Cesari, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, Ledina Çelo, Genc Tukiçi, Dëshira Ahmeti, Anamaria Beqaj, Dren Abazi, Aurela Gaçe, Ardian Trebicka & Kastriot Tusha, Carlos Paz & Sin Fronteras, Alberto Laurenti, Marsela Çibukaj, Eda Zari, Laraine Canizares.
Nata e mbylljes mbahet me 17 gusht me Pasha Deejay Night, një mbrëmje me koncept të veçantë kushtuar muzikës elektronike, me sete DJ live në një atmosferë të veçantë nën yje.
Ky festival përbën një përzierje unike të artit, trashëgimisë dhe tingullit në zemër të jugut, që sjell historinë me ritme moderne, transmeton Klankosova.tv.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.