Portieri i Lazios, Ivan Provedel, ishte heroi i ndeshjes së sotme ndaj Atletico Madridit, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Provedel shënoi gol të pabesueshëm në minutën e 95’, duke e barazuar rezultatin 1-1, me një goditje fantastike me kokë.
Golin për Atleticon e realizoi në pjesën e parë Pablo Barrios, në minutën e 29’.
Atletico dhe Lazio renditen në vendin e dytë dhe të tretë në Grupin E.
Në vend të parë është Feyenoordi, me tri pikë, pasi mposhti Celticun me rezultat 2-0. /Klankosova.tv.
LAZIO GOALKEEPER PROVEDEL SCORES A GOAL IN THE LAST MINUTE VS ATLETICO
pic.twitter.com/nhSSk9YpG3
— fan account (@Asensii20) September 19, 2023
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.