Portieri i Barcelonës, Joan Garcia, raportohet të ketë marrë shumë mesazhe dhe telefonata kërcënuese.
Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, kërcënimet i ka marrë nga numra të panjohur, teksa ka vendosur që të qëndrojë në shtëpi dhe të mos dalë, përveç për t’i vizituar disa miq, transmeton Klankosova.tv.
Ai gjithashtu ka ndryshuar numrin e telefonit, teksa sipas Diario Sport, të mërkurën, ai ishte ftuar në një festë ditëlindjeje, por vendosi të mos merrte pjesë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.