Lajmet e fundit

"Ju informojmë se nuk është regjistruar asnjë shkelje e hapësirës ajrore polake", postuan forcat e armatosura në rrjetin social X.Më herët gjatë natës, komanda operative e Forcave të Armatosura Polake raportoi se Polonia, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, kishte ngritur në ajër avionët e saj luftarakë të enjten. Kjo ishte një masë parandaluese e marrë pas sulmeve ajrore ruse në Ukrainë. /Klankosova.tv