Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Jashtëm polak, Wladyslaw Teofil Bartoszewski, ka thirrur të premten të ngarkuarin me punë të Federatës Ruse, Andrei Ordash, tha në një deklaratë ministria e jashtme polake.
Sipas deklaratës, Ordashit iu dorëzua një shënim "në të cilin Ministria e Punëve të Jashtme kërkon një shpjegim për incidentin e shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë" me atë që ministria tha se ishte një "raketë".
Më herët sot, ushtria polake tha se në orët e para të së premtes, "një objekt ajror i paidentifikuar" hyri në hapësirën ajrore polake nga territori ukrainas, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Oficeri më i lartë ushtarak i Polonisë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjen. Wieslaw Kukula, tha se "të gjitha indikacionet" tregojnë se objekti ajror është një raketë ruse.