Ndeshja e parë e Kombëtares së Shqipërisë në kualifikimet e Evropianit do të transmetohet direkt në platformën Artmotion, kanalin Sport 2 nga ora 20:45 në stadiumin PGE Narodowy në Varshavë.
Ndeshjen e parë Polonia e ka humbur 3 me 1 nga Republika Çeke, kurse për Shqipërinë është e para.
Në këtë grup, veç Polonisë e Republikës Çeke janë edhe Moldavia dhe Ishujt Faro.
Sa i përket transmetimit të ndeshjeve për kualifikimet e Evropianit, këtë të hënë jepen edhe dy ndeshje tjera nga ora 20:45 në Artmotion.
Irlandë – Francë dhe Suedi Azerbajxhan.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.