Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ish-ministri i arsimit, Branko Ruzhiq, dje ka bërë homazhe te varri i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.
Ruzhiq, i cili është edhe tifoz i Partizanit të Beogradit, ku ka lënë gjurmë legjenda shqiptare, ia ka lënë te varri Vokrrit një fanellë të klubit të madh serb, me numrin 9 dhe mbishkrimin Vokrri, të cilën edhe e barte i ndjeri te Partizani, transmeton Klankosova.tv
Lajmi u bë i ditur nga Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit Fadil Vokrri./ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.