Policia është në kërkim të spektatoreje femër të Tour de France, e cila shkaktoi një përplasje masive mes çiklistëve në garë dhe 21 nga ata u lënduan.
Tani kjo tifoze është në arrati dhe përballet me mbi një vit burgim pasi shkaktoi një nga përplasjet më të këqija në historinë e Tour de France me pankartën e saj dhe organizatorët duan ta padisin, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.
Prokurorët në Bretanjë, në veri të vendit, të dielën filluan një hetim penal pasi e dyshuara u filmua duke shkaktuar këtë kaos, derisa ishte duke buzëqeshur ndërsa mbante një shenjë kartoni.
Tour de France është një garë biçikletash me shumë faza, e cila zhvillohet kryesisht në Francë, ndërsa kalon herë pas here nëpër vendet e afërta.
Kjo garë përbëhet nga 21 faza, secila në ditë, gjatë 23 ditëve ndërsa ky incident ndodhi në fazën e parë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.