Policia e Kosovës i ka intervistuar disa persona në lidhje me rastin Muriq-Zhegrova.
Me këtë rast është intervistuar menaxheri i Kombëtares së Kosovës dhe personat kompetent të hotelit ku ishin të akomoduar futbollistët.
Kështu për Klan Kosova ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se nuk ka pasur elemente për inicimin e rastit.
"Pas raportimeve të mediave, Policia e Kosovës ka kontaktuar personat kompetent të hotelit si dhe menaxherin e përfaqësueses dhe ka rezultuar se nuk ka pas elemnte për inicim të ndonjë rasti".
Portieri i Kombëtares së Kosovës Arjanet Muriq, është përjashtuar nga kampi stërvitor.
Këtë e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, nëpërmjet një njoftimi.
Në njoftimin e FFK-së thuhet se Muriq, është përjashtuar për shkaqe disciplinore.
Gjatë ditës së djeshme është raportuar se arsyeja e përjashtimin të gardianit të portës së "Dardanëve", është përleshja me Edon Zhegrovën.
Kjo është mohuar kategorikisht nga Zhegrova.
Ai ka thënë se e ka shokun më të mirë Arjanet Muriqin.
Klan Kosova nga burimet e saj afër Kombëtares merr vesh se arsyeja e përjashtimit të Muriq, është se ai kishte shkuar i dehur në stërvitje.
Sonte me fillim prej orës 20:45, Kosova do të ketë një ndeshje miqësore kundër Lituanisë, e cila do të luhet në stadiumin "Fadil Vokrri".
https://klankosova.tv/arjanet-muriq-ka-shkuar-i-dehur-ne-kampin-e-kombetares-se-kosoves/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.