Policia ka kontrolluar shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Vitak të Skenderajt.
Në njoftim thuhet pas kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një kallash, një karikator dhe një fishekë.
“Lidhur me rastin gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit AK-47, një karikator, një fishek. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.