Policia ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit D.V., (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar serb) nga Partesh.
Sipas komunikatës për media, kontrollimi është bërë për shkak të një hetimi të rastit “Vjedhje e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ku dyshohet se ishin vjedhur 37 koshere me bletë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:
Një (1) pushkë gjysmë automatike me bajonetë,
Një (1) pushkë gjysmë automatike pa bajonetë
Një (1) pushkë ajrore
Një pistoletë-revolver e kalibrit 9mm
Dyqind e tridhjetë e gjashtë (236) fishekë të cal 7.62x39
Dyqind e njëzet (220) fishekë të kalibrit 7.09x15
Katër (4) gëzhoja të cal 7.09x15
Gjashtë (6) gëzhoja të cal 7.62x39
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VR
SHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.