Lajmet e fundit

Një person ka vdekur dhe një tjetër u lëndua si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte në fshatin Llapashticë e Podujevës.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe policia.
Zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Klankosova.tv se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
"Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti", tha Borovci.
Ai theksoi se personi i lënduar u dërgua për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Borovci shtoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen "Qëndresa" të këtij fshati.
https://klankosova.tv/aksident-ne-podujeve-nje-i-vdekur-dhe-nje-i-lenduar/