Njësia Rajonale e Trafikut në Pejë ka njoftuar se më 20 qershor., dy shoferë janë hasur në fshatin Dollc të Klinës duke kryer tejkalim të automjeteve nga krahu i djathtë, veprim që bie ndesh me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Ndaj secilit prej tyre janë shqiptuar këto masa:
Gjobë prej 150 eurosh.
1 pikë negative.
Masë mbrojtëse në kohëzgjatje prej 3 muajsh.
Ndërkohë, një tjetër kundërvajtës është ndaluar po nw po tw njwjtwn ditw në fshatin Potërq të Klinës, pasi kishte kryer tejkalim në vijë të plotë.
Për këtë shkelje, Policia ka shqiptuar:
Gjobë prej 200 eurosh.
2 pikë negative.
Masë mbrojtëse prej 3 muajsh.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.