Policia ka gjetur substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë në Qendrën Korrektuese në Istog.
Sipas raportit 24 orësh, njësitet policore u janë përgjigjur rastit ku eshte raportuar se gjatë një kontrolli që ështe bërë në hapsiren e qendres kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale marihuanë, e cila pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë tetë gramë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është në procedure hetimore, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.