Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona për huliganizëm në ndeshjen finale të Superkupës së Kosovës, Prishtina-Trepça.
Një përplasje e madhe ndodhi atë ndeshje mes tifozëve të Prishtinës “Plisat” dhe atyre të Trepçës, “Torcidat”. Si pasoje u deshtë që gjithë salla të zbrazet në mënyrë që të zhvillohet pjesa e dytë.
Gjatë këtij incidenti janë lënduar katër zyrtarë policorë, teksa nga ana e tifozëve nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar pesë persona, ku tre prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.