Lajmet e fundit

Helikopterët e luftëtarët e paraqitur në pikturat e William Turner, rikthejnë dashamirët e artit në vitin 1999.
Turner i cili ishte njëri ndër policët e parë britanikë që kishte hynë në Kosovë menjëherë pas bombardimeve të NATO-s, u rikthye në Kosovë pas 17 vitesh.
Kësaj radhe jo në rolin rojës së rendit, por për t’i paraqitur përjetimet e tij përmes pikturave të realizuara pasi i ka humbur shikimi.
AI nuk ka dashur të prononcohet për media, mirëpo Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell në rezidencën e të cilit është hapur ekspozita, ka thënë se kthimi i tij në Kosovë dëshmon lidhjet e pakthyeshme të Britanisë dhe Kosovës, njofton Klan Kosova.
Këto piktura presin blerës, ndërsa me fondet e tubuara do të ndihmohet Shoqata e Veteranëve të Verbër të Britanisë së Bashkuar, pjesë e së cilës është edhe vetë piktori Turner.
Kronikw nga Klan Kosova.