Lajmet e fundit

Një video e bukur që tregon oficerët e policisë duke shoqëruar patën me “ushtrinë” e saj në rrugë, është bërë virale nëpër mediat sociale.
Rreshteri Mike Freeman tha se ai dhe dy oficerë të tjerë nga Canterburu, Zelandë e Re, ishin duke ecur në këtë zonë në momentin kur vunë re zogjtë.
Ata i ofruan menjëherë mbrojtje patës me familjen e saj, duke e ndihmuar të kalonin rrugën afër një spitali.
Teksa ata vazhduan të ecnin në drejtim të stacionit, patat filluan të ecnin me ta përgjatë kryqëzimit./oranews