Regjisori i mirënjohur Roman Polanski e ka humbur edhe një betejë të tij, për t’u rikthyer në SHBA pa frikën se do të arrestohet.
Avokati i Polanskit, Harland Braun, ka kërkuar nga Gjykata Supreme e Qarkut në Los Angeles që ta hapë një transkriptë sekrete të dëshmisë së prokurorit në rastin Polanski, duke dëshmuar se gjyqtari i gjykimit origjinal, më 1978 e kishte pranuar një marrëveshje për dënim 48 ditor, për përdhunimin e vajzës 13 vjeçare.
Polanski i kishte mbajtur ato ditë në qeli, por gjykatësi e ka mohuar ta ketë pranuar ndonjëherë këtë marrëveshje, dhe se po konsideronte t’ia jepte Polanskit 50 vjet dënim me burg, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, regjisori i famshëm kishte ikur dhe po jeton në Evropë që nga ajo kohë.
Edhe gjykatësi i ri nuk ka pranuar, duke thënë se Polanski nuk ka të drejtë të ankohet kur ai nuk e kishte përfillur gjykatën, duke ikur nga Amerika dekada më parë.
Gjyqtari po ashtu e përqeshi kërkesën e Polanskit, i cili kishte kërkuar të udhëzohet se si të kthehet në këtë vend, i siguruar që dënimi i tij është përmbushur.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.