Interi mposhti lehtësisht Cremonesen me rezultatin 4-1 në San Siro në javën e gjashtë të Serie A.
“Nerazzurrët” realizuan fitoren e tretë radhazi në ligë, pas fitoreve kundër Sassuolos dhe Cagliarit, dhe vazhduan ngjitjen e tyre në tabelë.
Ndërkohë, “Grigiorossët”, të cilët ishin ende të pamposhtur dhe ëndërronin të përsërisnin fitoren e tyre në Meazza kundër Milanit në javën e parë, i dhanë fund serisë së tyre pozitive dhe pësuan humbjen e tyre të parë të sezonit.
Lautaro theu mbrojtjen e mysafirëve me të nis ndeshja, pastaj Bonny i cili shënoi një gol dhe dha dy asistime, teksa njëjti bëri edhe Dimarco..
Barella gjithashtu shënoi, ndërsa Dumfries u zëvendësua në minutën e 54-të për Luis Henrique duke u larguar nga fusha i zhgënjyer.
Bonazzoli shënoi një gol ngushëllimi në fund për vizitorët, ku me këtë fitore, Interi, përpara ndeshjeve të së dielës, arrin në krye të tabelës me 12 pikë, duke u barazuar me Napolin, Milanin dhe Romën.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.