Lajmet e fundit

Një ngjarje e rëndë dhune në familje është regjistruar në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit, ku një grua ka mbetur e plagosur rëndë.
Siç shkruan A2CNN, fqinjët kanë njoftuar Policinë pasi kanë dëgjuar zhurma që vinin nga banesa e çiftit Shembilko.
Me të mbërritur në vendngjarje, policia ka gjetur 69-vjeçaren në gjendje të rëndë, me plagë serioze, e cila më pas është dërguar fillimisht në spitalin e Pogradecit dhe më pas me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, transmeton Klankosova.tv.