Pikë e shiut dimëror rroku në dritare, si lot faqes u rrokullis, në dhomën e vogël më zunë kujtimet vet, ashtu si shtrëngata me varkë në det. Kredhur në mendime, muzgu po zbret, lëmueshëm në xham rrëshqet një fjollë dëbore, ngadalë, butësisht, si një përkëdhelje dashurore, që frikshëm e me shpresë agun e pret. Liridon Zeqiri 26 dhjetor, 2020 ●●●Shpërndaje këtë artikullLSHKRIMI NGALEditorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter