Një person është gjetur pa shenja jete në një pyll. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Batllavë të Podujevës.
Rasti është raportuar nga familjari i viktimës, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv
"Njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion", thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.