Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se kjo komunë së shpejti do të bëhet më fushë të re të basketbollit.
Kështu u shpreh Bulliqi përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv.
“Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e fushës sportive të basketbollit prapa postës së qytetit, ku është krijuar një hapësirë e mrekullueshme për gjithë komunitetin sportiv. Projekti është në përfundim e sipër, ku brenda pak ditëve do të vendoset koshi dhe rrethojat e fushës sportive”, shkroi Bulliqi.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.