Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino, mund të rikthehet në Premier Ligë, por kësaj radhe te Aston Villa.
Poch është i papunë që kur ndau rrugët me kampionin e Francës, Paris Saint-Germain, ndërkaq Villa mbrëmë shkarkoi Steven Gerrardin pas një serie rezultatesh të dobëta.
Pochettino, që kishte shërbyer si trajner më herët edhe te Espanyoli, përvojën në Premier Ligë e ka nga koha kur ishte në krye të Southamptonit dhe Tottenham Hotspurit, duke arritur që këta të fundit t’i bëjë nënkampionë të Anglisë dhe Evropës në dy raste të ndryshme.
https://www.youtube.com/watch?v=5f4shTBSxhk
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.