Një ekip i Artmotion po qëndron në Hungari para përballjes së këtij shteti me Portugalinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Gazetari Arlind Sadiku po e realizon një reportazh për pesë herë Topin e Artë, Cristiano Ronaldon, i cili do të luajë edhe sonte.
“Ju përshëndes nga Puskas Arena, një ndeshje shumë e rëndësishme në kualifikime për Kampionatin Botëror", ka thënë Sadiku në lidhjen direkte në Edicionin Qendror të Lajmeve të Klan Kosovës.
"Ne këtu kemi ardhur për një arsye tjetër në Budapest, për të realizuar një reportazh special për legjendën e futbollit botëror, për golashënuesin më të mirë në histori të futbollit, Cristino Ronaldon, reportazh ky që do të transmetohet të dielën në emisionin Sports Show.”
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.