Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se janë kryer të martën bastisje të reja, në kuadër të vazhdimit të hetimeve për zjarrin që shpërtheu në klubin e natës "Puls" në Koçan.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se janë kryer bastisje në shtëpinë dhe automjetin e D.Ј., dy objekte hotelerie, si dhe në Inspektoratin Shtetëror të Tregut – Zyra Koçan.
"Në shtëpinë e D.Ј. janë gjetur dhe sekuestruar kompjuterë laptop, disa pajisje celulare, dokumentacion dhe sende tjera. Disa sende janë sekuestruar edhe nga automjeti edhe nga objektet e hotelerisë, ndërsa është gjetur dhe sekuestruar edhe dokumentacioni financiar".
"Në ISHT- Zyra Koçan është gjetur dhe sekuestruar një kompjuter, një kompjuter lap-top dhe një tablet, si dhe dokumentacioni i potë lidhur me subjektet juridike në pronësi të D.Ј.", thuhet në njoftim.
Nga zjarri që shpërtheu në Koçan kanë vdekur 59 persona, dhe janë lënduar 190 të tjerë. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.