Liderja e Superligës e ka fituar kryendeshjen e sotme kampionale ndaj Ballkanit.
Pikërisht ish-futbollisti i këtyre të fundit, Veton Tusha, e zhbllokoi takimin e sotëm në minutën e 77-të.
Paraprakisht, "Intelektualëve" iu lehtësuan punët, kur mbrojtësi i suharekasëve, Gentrit Halili, u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke u përjashtu nga gjyqtari, raporton Klankosova.tv
Në fund të kësaj përballje, Kastriot Selmani i dha fund dilemës së fituesit, duke realizuar për rezultatin përfundimtar, 2-0.
Pas këtij triumfi, gjilanasit në 13 pikë më shumë se "Xhebrailat", janë afruar te titulli i katërt kampion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.